30 vjeçari i mbytur në Zvërnec ka shenja dhune në trup

Detaje të reja zbardhen pas gjetjes së trupit të pajetë të 30-vjeçarit në Zvërnec.

Viktima ende nuk është identifikuar ndërsa nga ekspertiza ka rezultuar se 30 vjeçari ka hematoma në kokë, çka shton dyshimet se ndaj tij është ushtruar dhunë.

Në foto, duket se i riu në njërën dorë ka tatuazh një kafkë. Uniformat blu në Vlorë kanë dyshime se i riu është një person me të kaluar të errët ose mund të jetë ndonjë nga të zhdukurit në qytetin bregdetar.

Mendohet se 30-vjeçari është dhunuar e më pas është hedhur në det.
Shtuar më 09/02/2021, ora 12:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori