30 të arrestuar, gruaja e Olsi Jazexhiut: E morrën me makinë policie për statusin në Facebook
Policia e Tiranës ka shpërndarë një protestë që tentoi të mbahej përpara ambienteve të kryeministrisë ditën e sotme.

Protestuesit do të mblidheshin aty në mbështetje të imamit Genc Balla, i cili ndodhet në rregjimin "41 bis", për shkak se është i akuzuar për terrorizëm.

Mbështetësit e tij nuk u lejuan që të vazhdonin protestën nga ana e policisë, madje disa prej tyre u shoqëruan në komisariatet e policisë së kryeqytetit.

Familjari i një prej të arrestuarve, Shpëtim Tafa u shpreh se arrestimi ka filluar që në orën 13:00 dhe 30 prej tyre janë arrestuar si të ishin kriminel.

"Mbi 30 vetë janë shoqëruar në komisariat. Ndalimi i tyre nuk ka qenë në grup por i kanë ndaluar individualisht, pas marrjes së informacionit se do të tubohej përpara kryeministrisë.

I kanë kapur si të ishin kriminel. Nuk kanë njoftuar asnjë familjar. Ndodhen në rajone të ndryshme. Ndalimi ka nisur rreth orës 1 e gjysëm deri në orën 2 e 30. Pas daljes nga xhamia janë ndaluar rrugës.

Ka nga të ndaluarit që nuk kanë pasur lidhje me tubimin. Olsi Jazexhiu mbajet në rajonin nr 6 në Kombinat. Nuk ka pasur asnjë flet arresti.” – u shpreh Shpëtim Tafa.

Gjithashtu për media ka folur edhe bashkëshortja e imamit Olsi Jazexhiut, Migena Balla e cila u shpreh se bashkëshorti momentalisht ndodhet në rajonin e policisë dhe po merret në pyetje në lidhje me një status që kishte bërë në mëngjes për Genci Ballën.

"Momentalisht po merret në pyetje. Një oficer e mori Olsin në mëngjes në telefon për një status që kishte hedhur në facebook, për një tubim për Genci Ballën. Nga ora 1 deri tani është në rajon. E kanë marrë me mjet policie.

Jam avokate, nuk më lejojnë të flas as ta përfaqësojë. Nuk më lejojnë ta takoj, as ta mbroj si avokate. Janë ndaluar edhe disa persona. Te rajoni 6 janë shoqëruar 6 persona”.- tha Balla.

Kujtojmë se i dënuari Genci Balla pak ditë më parë u transportua në gjendje të rëndë në spital pasi qëndroi disa kohë pa ngrënë në shenjë greve.

Fillimisht u raportua se po kundërshtonte regjimin “41 bis”, por drejtori i burgut Bukurosh Malluta u shpreh se Balla ka refuzuar ushqimin pasi ka përbërje mishi. Sipas të dënuarit, mishi nuk ishte therur me bismilah dhe thoshte se ishte “haram”.

Balla është dërguar me urgjencë drejt spitalit të të burgosurve në Tiranë për të marrë trajtim të specializuar. Ndërkohë drejtori i burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta i ka thënë Abdullah Ballës, djalit të të dënuarit se gjendja e Gencit është e stabilizuar. /faxweb
Shtuar më 25/09/2020, ora 18:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori