Përfshihet nga zjarri kompleksi i hoteleve luksoze në Greqi, momenti kur flakët “përpijnë” gjithçka

Zjarri në Kranidi ka bërë që të përfshihet nga flakët dhe kompleksin e hoteleve luksoze të zonës, Amanzoe.

Siç shihet edhe në videot e publikuara nga media greke “Protothema”, zjarri masiv ka përfshirë kopleksin.

Fatmirësisht turistët dhe stafi i hotelit janë evakuuar, ndërsa zjarri ende nuk është vënë nën kontroll.

Për shuarjen e flakëve në kompleks dhe në zonë janë angazhuar 63 zjarrfikës, me 3 ekipe të reparteve në këmbë dhe 18 automjete./albeu.com


Shtuar 4.07.2022 23:03