30 kallëpe tritol, zbulohen lëvizjet e “bandës së tritolit” në Fushë-Krujë (VIDEO)
Polica e Durrësit ka vënë në pranga 4 shtetas pasi gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar 30 kallëpë me lëndë plasese eksploziv dhe kapsolla detonatore me fitil zjarrëpërcjellës.

Mes të arrestuarëve, ishte edhe shtetasja Vjollca Sorra 42 vjeçe me banim në Burrel.

Ajo është takuar në lokal bar kafe “Celami” me kunatin e saj Edmond Demiri 32 vjeç dhe dy pjestarët e tjerë të grupit, Robert Doku 30 vjeç dhe Viktor Hanaj 33 vjeç, të gjithë banues në Burrel.

Pak momente më pas ata u çuan dhe shkuan tek makina e Viktor Hanajt të parkuar në oborr. Kunati i Vjollcës, Edmondi mori nga sedilja e parë e mjetit çantën me lënde eksplozive dhe ia dha asaj, shkruan BW.

Më pas të dy u nisën në këmbë në drejtim të mbikalimit ku policia i ndaloi pas sinjalizimimeve të marra dhe kontrolloi çantën. Në momentin e parë Vjollca Sorra ka deklaruar se s’ka pasur dijeni çfarë ka pasur brenda saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantë policia, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale: 30 kallëpë e dyshuar si lëndë plasëse eksploziv me peshë rreth 6 kg; 29 copë kapsolla detonatore ku 13 prej tyre ishin të përgatitura me fitil zjarrpërcjellës; 4 aparatë telefoni celular; një mjet tip Benz.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”në bashkëpunim. /albeu.com/

Shtuar më 17/05/2017, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori