30 dite paraburgim per tre te dyshuarit gjermane
Pëlqej
Albeu.com
Tre shtetasit gjermanë të cilët u arrestuan si të dyshuar për pjesëmarrjen në sulmin e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë do të qëndrojnë në burg për 30 ditë.Gjykata e Kosovës urdhëron qëndrimin në burg për 30 ditë të 3 shtetasve gjermanë të cilët u arrestuan pasi dyshohet se janë autorët e sulmit mbi zyën e Civile Ndërkombëtare në Prishtinë. Lajmi u bë i ditur nga avokatët mbrojtjës të të arrestuarve.

Avokatët i thanë "“Asosiated Press” se prokurat i kishin informuar se klientët e tyre do të akuzohen për “akte terroriste”, akuzë e cila parashikon deri në 20 vjet burg.

Tre gjermanët u arrestuan të mërkurën në Kosovë për pjesëmarrjen e tyre të dyshuar në atentatin që kishte në shënjestër më 14 nëntor ambientet e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian në Prishtinë. Sipas shtypit gjerman 3 shtetasit punonin për shërbimet sekrete gjermane.

Një zëdhënës i shërbimeve të jashtme sekrete (BND), i pyetur nga AFP-ja, refuzoi të komentonte këtë informacion të raportuar nga e përjavshmja "Der Spiegel" dhe e përditshmja "Süddeutsche Zeitung". Tre shtetasit gjermanë, arrestimi i të cilëve ishte njoftuar të enjten nga policia kosovare, thanë se thjesht kishin inspektuar vendin e ngjarjes, shpjegon "Der Spiegel". Njëri prej tyre ishte "vënë re të hynte në një ndërtesë bosh aty pranë, që nga ku ishte hedhur mjeti shpërthyes", më 14 nëntor në oborrin e Zyrës Civile Ndërkombëtare (BCI) në Prishtinë, që administrohet nga përfaqësuesi special i BE-së për Kosovën, Pieter Feith, saktëson e përjavshmja.

Që nga aty, "burri kishte fotografuar zyrën e dëmtuar nga shpërthimi", vijon "Der Speigel" pa cituar burimet. Ai u ndalua të mërkurën me dy bashkatdhetarët e tij në Prishtinë.

Çështja ngjalli lëvizje diplomatike mes Prishtinës dhe Berlinit, meqenëse agjentët sekretë nuk ishin akredituar zyrtarisht për të ushtruar aktivitetin e tyre në Kosovë, sipas revistës.

Autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare e kanë dënuar fuqishëm shpërthimin në oborrin e Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) në Prishtinë dhe e kanë cilësuar atë si vepër të armiqve të Kosovës.

Shpërthimi ndodhi të premten e kaluar, pasi një mjet eksploziv u hodh në oborrin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, duke e dëmtuar ndërtesën, por nuk ka pasur pasoja në njerëz. Policia thotë se hetimet ende po vazhdojnë, por nuk ka bërë të ditur motivet e shpërthimit. Presidenti dhe kryeministri i Kosovës, thanë pak kohë pas shpërthimit, se asnjë incident i kësaj natyre nuk do të luhatë politikën pro-perëndimore të Kosovës. Shpërthimi ndodhi në periudhën e tensionimeve politike në vend lidhur me bisedimet e Prishtinës me autoritetet ndërkombëtare, mbi një plan për rikonfigurimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë. Bisedimet kanë hyrë në një fazë kritike, pasi udhëheqësit kosovarë kanë kundërshtuar një plan gjashtëpikësh, të dakorduar mes UNMIK-ut dhe Beogradit zyrtar, që i jep një autonomi më të zgjeruar në fushën e policisë, doganave dhe të drejtësisë, vendbanimeve me shumicë serbe, në veçanti veriut të Kosovës. (nga Suela Gera, news24)
Shtuar më 23/11/2008, ora 19:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori