30 dite paraburgim per serbin e ekstraduar
Albeu.com
Me kërkesë të prokurorit, gjyqtari i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut të Pejës ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh për një serb të Kosovës i cili dje u ekstradua nga Norvegjia në Kosovë.
Norvegjia ditën e martë e ka ekstraduar në Kosovë një serb të kërkuar për krime lufte të kryera kundër popullsisë civile gjatë luftës më 28 mars 1999 në komunës e Pejës.

Caktimi i paraburgimit është bërë të mërkurën në seancën e parë dëgjimore nga gjyqtari i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut të Pejës.

Serbi V.C është i lindur më 1969 dhe ai është kërkuar nga Gjykata e Qarkut në Pejë për dyshimin se i njëjti ka kryer krime lufte kundër popullatës civile.

Ai akuzohet për pjesëmarrje në kryerjen e krimeve të luftës, bashkëkryerje në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm penal në Kosovë si dhe në kundërshtim me nenet 3 dhe 147 të Konventës së Gjenevës lidhur me mbrojtjen e civilëve në kohë lufte si dhe Protokollit të II-të, të Konventës së Gjenevës.

I akuzuari V.C. është arrestuar nga autoritetet policore në Norvegji me datë 10 mars 2009 dhe menjëherë eshë filluar me procedurën e ekstradimit të tij nga Norvegjia për në Kosovë.
Shtuar më 14/07/2010, ora 14:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori