30 dite burg per guvernatorin e BQK-se
Albeu.com
Gjykata ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për guvernatorin e Bankës Qëndrore të Kosovës, Hashim Rexhepi. Pas një seance, të gjatë gjykata vendosi ta mbajë në paraburgim pavarësisht kërkesës së mbrojtjes, për ta liruar.
Avokati Ramë Gashi, tha pas seancës se vendimi për paraburgim ishte i padrejtë.
Gashi tha se edhe arrestimi i tij është bërë pa asnjë bazë ligjore, dhe të gjitha këto, siç tha avokati mbrojtës do t'i vërtetoj gjatë mbrojtjes që do t'ia bëjë guvernatorit Rexhepit.
Rexhepi u arrestua të premten me dyshimin për korrupsion, shpërdorim të detyrës, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit dhe ushtrim parash. Së bashku me të janë arrestuar edhe tre persona të tjerë.
Shtuar më 24/07/2010, ora 18:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori