30 dite arrest shtepiak per Fahredin Gashin
Albeu.com
Gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ka urdhëruar arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj një personi të arrestuar të martën e kësaj javë.Të dyshuarit, i cili është arrestuar në lidhje me rastin Bllaca (bëhet fjalë për Fahredin Gashin – plotësim ynë), po ashtu i është ndaluar kontakti më persona më të cilët ai nuk jeton si dhe i janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit, thuhet në një kumtesë të EULEX-it për shtyp, të dërguar medieve sot.

Gjykatësi i fazës paraprake ka konfirmuar ekzistimin e dyshimeve të bazuara që i pandehuri ka kryer krime lufte ndaj civilëve.
Shtuar më 15/07/2010, ora 15:51
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori