30 bluza të bardha krah Italisë, mjekja italiane shpreh falenderimet më të ndjera për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një foto të një mjekeje e cila po përballet me pandeminë në shtetit italian.

Rama ka shprehur falenderime karshi mirënjohjes së mjekes e cila falenderon Shqipërinë për përkrahjen.
''Nё kёto ҫaste tё vёshtira Shqipёria e vogёl, por me zemёr tё madhe tregoi edhe njёherё virtytet qё e karakterizojnё si: bujaria, mirёnjohja, gadishmёria dhe mbёshtetja ndaj miqve.
Ndihem krenare si kurrё mё parё!
Bashkimi bёn fuqinё!'', shkruan infermjerja.

postimi


*jeni shumë, superfaleminderit dhe ndjesë që nuk postoj dot më shumë🙏

🇮🇹❤️🇦🇱

SOLIDARITET!
Ҫdo ditё mendimet e mia janё per kolegёt, infermierёt, operatorёt sanitarё dhe pёr tё gjithё ata qё janё nё vijё tё parё nё luftёn kundёr Covid-19.
Ka shumё masa dhe strategji qё po aplikohen nё kёto momente tё vёshtira nё tё gjithё spitalet e Italisё, por do jetё puna e palodhur, solidariteti dhe ndihma e ndёrsjelltё qё do na lejojnё ta fitojmё kёtё betejё pёrpara sё cilёs ndodhemi tё gjithё ne.
Shpreh falenderime dhe mirёnjohje ndaj kolegёve tё mi bashkёatdhetarё, tё cilёt po japin kontributin e tyre nё kёto momente brenda dhe jashtё vendit. Nё kёto ҫaste tё vёshtira Shqipёria e vogёl, por me zemёr tё madhe tregoi edhe njёherё virtytet qё e karakterizojnё si: bujaria, mirёnjohja, gadishmёria dhe mbёshtetja ndaj miqve.
Ndihem krenare si kurrё mё parё!
Bashkimi bёn fuqinё!
Ju lutem qёndroni nё shtёpi!

Dott.ssa Sonila Dhima
Dirigente medico SOD ORL
Azienda Ospedaliera Universitaria Ospedali Riuniti di Ancona

Shtuar më 29/03/2020, ora 23:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori