“E ka ndarë mendjen” për t’u larguar nga Manchester United, CR7 nuk përjashton rikthimin te Lisbona

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United dhe sipas The Athletic, portugezi ndër hipoteza të tjera po mendon rikthimin te Sportingu i Lisbonës, skuadra ku debutoi në futbollin profesionist.

Fakti që CR7 do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm mund të jetë një faktor themelor në zgjedhjes e tij, pasi e ka vënë si kusht që gjithmonë do të jetë pjesë e një ekipi që është pjesë e Champions League.

Ronaldo kurrë nuk ka luajtur në karrierën e tij në Europa League, e kërkon të thellojë akoma më shumë rekordet në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë që skuadra tjetër që duket me afër yllit portugez është Atletico Madrid./albeu.com