Tre
gjyqtarët e Apelit të
Durrësit dënohen me 3 vite
burg pasi dhanë vendim në favor të
Namik Sadikut. Treshja e drejtësisë do të vuajë vetëm 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Tre
gjyqtarët e Apelit të
Durrësit, Klinton Spahiu Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno janë
dënuar nga gjykata e
Durrësit me 3 vite
burg për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasi dhanë një vendim në favor të biznesmenit
Namik Sadiku.
Ky i fundit është
dënuar me 1 vit
burg nga gjykata për korrupsion aktiv pasi u pagoi biletat 3 gjyqtarëve të çështjes së tij për një ndeshje ‘El Classico’ në Spanjë.
Shtuar më 29/10/2019,
ora 17:08