3 shqiptare plagosen nga sulmi me arme ne Greqi
Albeu.com
Disa persona të maskuar sulmuan me armë zjarri mesnatën e kaluar një lokal në qytetin grek të Agrinos, ku mbetën të plagosur tre shtetas shqiptarë.Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme shqiptare, sipas ...... së cilës në lokalin ku ndodhi ngjarja kishin ndaluar për pushim tre autobusë të linjës Tiranë-Athinë.

Nga kontaktet me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në qytetin e Agrinios, rreth 330 km nga kryeqyteti grek.

Ministria e jashtme bën të ditur se shtatit e plagosur janë: Efimi Bika, 66 vjeçe, lindur në Përmet; Vangjel Stavro, 15 vjeç, lindur në Athinë; dhe Soni Hadoj, 29 vjec, lindur në Fier.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme informon se me të marrë këtë njoftim Ambasada jonë në Athinë, si dhe Konsullata e Përgjithshme në Janinë, kanë ndjekur situatën e krijuar, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm si me autoritetet policore, spitalore, ashtu dhe me spitalin e Agrinjos. Ndërkohë, përfaqësues të Ambasadës në Athinë dhe Konsulli i Përgjithshëm në Janinë ndodhen në vendngjarje.

Shtetasit Vangjel Stavro dhe SSoni Hodaj janë plagosur lehtë dhe pritet të dalin nga spitali mbasditën e sotme, ndërsa shtetasja Efimi Bika, i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale dhe situata e saj paraqitet e qëndrueshme dhe jashtë rreziku për jetën.

Ministria e Jashtme shqiptare i ka kërkuar autoriteteve kompetente të shtetit fqinj që të zbardhen sa më parë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje të rëndë, si dhe të identifikohen dhe dënohen autorët e saj.
Shtuar më 04/07/2010, ora 14:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori