3 orë pa drita, bllokohen në ashensor turistët italinë në Sarandë
Pëlqej
Zona e Kanalit të Çukës në Sarandë prej tre orësh po vuan mungesën e energjisë elektrike.

Mësohet se një çift italianësh kanë mbetur të bllokuar në një ashensor prej disa minutash, ndërsa është dashur ndërhyrja e pronareve të hotelit për nxjerrjen e tyre.

Ndërkohë një tjetër hotel në këtë zonë raporton djegien e disa pajisjeve elektroshtepiake si pasojë e luhatjeve të energjisë.

Mësohet se shkak i ndërprerjes së energjisë është bërë marrja flakë e n/stacionit elektrik për shkak të ngarkesës.

Shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë dhe fiku zjarrin. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2018, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori