3 në pranga pasi posedonin armë dhe municione në makinë
Blutë e Elbasanit kanë arrestuar tre persona, pasi akuzohen për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit. Në makinën e një prej të prangosurve janë gjetur nga ana e uniformave blu armë dhe municione.

arrestuarit janë Taulant Taçi, 33 vjeç, banues në Gramsh, Valentin Hila, 35 vjeç, banues në Shkodër dhe Demokrat Bullari, 24 vjeç, banues në Peqin. Mësohet se pas një kontrolli të kryer në automjetin tip “Benz” me targa AA 002 BL, i cili ishte në pronësi të arrestuarit Valentin Hila, janë gjetur armë dhe municione.

Kontrolli mbi këtë automjet është ushtruar në lagjen “Haxhias” në Elbasan, ku u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një sasi fishekësh.

Tashmë materialet hetimore i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe bashkëpunim”. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2015, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori