Policia
italiane ka kapur një sasi të konsiderueshme droge në Bari që vinte nga Shqipëria.
Guardia di
Finanza italiane në
bashkëpunim me rojen bregdetare të Barit kanë pikasur një gomone të dyshimtë dhe i janë vënë pas, deri në kapjen e saj.
Nga kontrollet në të, janë gjetur dhe sekuestruar plotë 352 kg marijuanë e ndarë në 222 pako, vlera ë të cilës, e shitur në tregun europian do të kapte shifrat e 3 milion eurove.
Në pranga është vënë skafisti, një 41 vjecar italian banues në qytetin e Lecces.
Operacioni është kryer edhe në
bashkëpunim me reparitin e Financës
italiane pozicionuar në portin e Durrësit. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018,
ora 10:02