3 kuintal kokainë, kapet bosi shqiptar i drogës në Greqi
Pëlqej
Dy grekë dhe një shqiptarë konsiderohen si "truri" i një organizate kriminale me shtrirje në gjashtë vende, e cila u shkatërrua gjatë ditës së djeshme me ndihëmn e DEA-s amerikane.

Mediat greke bëjnë me dije se grupi akuzohet për transportin e 300 kilogramëve kokainë nga Ekuadori në Greqi përmes Australisë duke realizuar kështu një rekord sa i përket kësaj lloj droge në shtetin helen.

Aksioni është realizuar në gjashtë vende dhe i koordinuar nga DEA amerikane.

Mediat greke nuk bëjnë të ditur emrin e shqiptarit, të cilin e konsiderojnë si një ndër tre personat kryesor të këtij grupi. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2018, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori