Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
3 ditë nga mbledhja e Kuvendit, Kryemadhi flet për luftë ndaj Ramës
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për lufte frontale dhe te ashper ne Kuvend kunder qeverise, qe e cilesoi si Qeveri te vogel, por qe do jete qeveria e korrupsionit te madh.

Ku kanë mbetur vetëm 3 ditë nga mbledhja e Kuvendit të ri, Monika Kryemadhi kryetarja e LSI-së ka folur për luftë frontale kundër qeverisë.

Monika teksa ishte me të rinjtë duke mbjellë pemë, deklaroi se qeveria Rama mund të duket si qeveri e vogël por do të jetë qeveria e korrupsionit të madh.

“LSI, do të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj ndaj qytetarëve për një luftë politike në Kuvend, me nisma politike dhe me alternativa konkrete per interesin e qytetareve”- tha ajo. /albeu.com/




Shtuar më 06/09/2017, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori