3 ditë pa ujë, përgjegjësi i rrjetit të UK në Durrës: Nga nesër normalizohet situata
Qyteti i Durrësit prej 3 ditësh është pa ujë por ditën e sotme përgjegjësi i mirëmbajtjes së rrjetit në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës, inxhinieri Gerald Dautaj tha se shkak është bërë çarja e tubacionit kryesor në afërsi të stacionit të Fushë Kuqes.

Ai vazhdoi duke thënë se dëmtimi tashmë është riparuar dhe se nesër nëpër rubineta qytetarët do të kenë ujë të pijshëm.

Mungesën e ujitpijshëm nëpër rubineta po e vuajnë më së shumti banorët të cilët janë dyndur në çezmën publike të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, por aty uji vjen jo i pastër për t’u konsumuar.

Ndërkaq, mungesa e ujit është ndjerë edhe nga bizneset, e sidomos lokalet, shkruan Ballkan web.

Rrjeti që furnizon me ujë qytetin e Durrësit daton prej më shumë se 40 vitesh, dhe amortizimi për shkak të vjetërsisë ka sjellë difekte të shpeshta në linjën nga Fushë Kuqja deri në Durrës.

Edhe pse autoritetet kanë premtuar ndërtimin e një ujësjellësi të ri, deri më sot Durrësi vazhdon te vuajë mungesën e ujitpijshëm me defektin më të vogël që ndodh në rrjet./albeu.com/


Shtuar më 08/02/2017, ora 17:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori