3 apartamente e mijëra euro, kjo është pasuria e krahut të djathtë të Ramës
Pëlqej
Ëngjëll Agaçi është një ndër njerëzit më të besuar të kryeministrit Edi Rama.

Prej 5 vitesh ai mban pozicionin si sekretar i kryeministrit.

Por jo vetëm kaq, Agaçi ka firmosur shkresa dhe vendime qeverie si dhe drejtimin e mbedhjeve të qeverisë.

Sa i pasur është krahu i djathtë i kryeministrit Rama?

Në bazë të dhënave të publikuara në "Open Data Albania" rezulton se Agaçi është i krimbur në para, me apartamente nga Roma në Qeparo.

Pjesë nga pasuria

1)Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 114.3 m2 në Tiranë blerë në 28.12.2010 me të ardhurat nga punësimi si jurist në Romë, Itali, vlera 8 915 400 lekë.

2) Pronar me 100 % i një apartmaneti banimi 4+1+1 në Romë, blerë në 30.11.2004 me kredi të marrë në UniCredit në 30.11.2004, vlera 140 000 euro.

3) Akt marrëveshje dt. 29.12.2010 për përfitimin e 100 m2 apartament banimi, në fshatin Qeparo, vlera 100 000 euro e parapaguar

Po ashtu në një llogari bankare Agaçi deklaron si të ardhura nga paga e tij dhe e bashkëshortes një shifër prej 357 710 euro. /albeu.com/

Shtuar më 14/01/2018, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori