29- vjeçarja që mbyti foshnjen: Nuk kisha zgjidhje, në fshat opinioni të bën copash
Pëlqej
“Po kam qenë shtatzënë dhe kam lindur një djalë në datën 2 shtator. Djalin e linda në shtëpi. Ishte i shëndetshëm, e nuk kishte asnjë shqetësim. Por e kisha vendosur që nuk do ta mbaja, sepse nuk kam kushte që të rris një fëmijë. Unë jam e papunë dhe me dy prindër të moshuar në shtëpi. As ata dhe askush nuk mund të më kuptonte që unë të mbaja një fëmijë, ndërkohë që edhe babai i fëmijës nuk do ta pranonte asnjëherë si të tijin”.

Kështu është shprehur para hetuesve, Erjona Sirika e cila mbyti menjëherë pas lindjes foshnjën e saj dhe e varrosi në oborrin e shtëpisë në një fshat të Krujës.

Më tej 29- vjeçarja ka deklaruar se kushtet e veshtira ekonomike dhe opinioni e kishin detyruar të bënte këtë çmenduri, të cilën do ta fshijë nga mendja.

“Nuk e di se më kishte ikur mendja. Nuk mund ta mbaja dot. Dua që të gjithë atë skenë ta fshij nga mendja ime. Është kaq e dhimbshme për mua, kaq e rëndë ajo që ka ndodhur. Por nuk kisha asnjë mundësi ta rrisja e vetme. Ai nuk jeton më. Kishte muaj që unë duhej ta kisha abortuar se askush nuk e donte atë fëmijë, por nuk mundesha ta abortoja. E kam mbytur dhe e kam futur në dhe në oborrin e shtëpisë”, citon “GSH” 29 vjeçaren.

Ajo thotë se vetëm prindërit e saj ishin në dijeni të shtatëzanisë.

“Vonë e mësuan prindërit e mi me të cilët jetoj. Ata janë të moshuar. Më thanë që kush është babai i fëmijës, por nuk jua kam treguar. E kuptoj shumë mirë edhe gjendjen e tyre të rënduar. Në fshat opinioni të vret shumë. Këtu përflitesh për çdo gjë. Mua si nënë beqare me fëmijë do të më bënin copash” perfundon deshmia e saj.

Ndërkohë pas dëshmisë së vajzës në polici, është marrë në pyetje edhe personi me të cilin e reja pretendon të ketë pasur lidhje dhe e cilëson si babain e foshnjës. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori