Bashkëshortja e Bashës ndan foton e rrallë nga Kalifornia: E sapo martuar, udhëtimi më i bukur ndonjëherë

Bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela, në Instagramin e saj ndan shpesh herë me ndjekësit e saj momente nga jeta familjare por dhe aktivitetet e punës.

Mëngjesin e sotëm ajo ka publikuar një foto të saj, shkrepur në Kaliforni vite me parë, teksa siç shkruan, ishte udhëtimi më i bukur i bërë ndonjëherë.

“Kthim në kohë, e sapo martuar, udhëtimi më i bukur ndonjëherë”, shkruan ajo bashkangjitur fotos duke e shoqëruar dhe me disa “emoji” zemre.