29 Nëntori, festa e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi fashist italian e gjerman
Sot shënohet 29 Nëntori, festa e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacinal Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944">1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944">1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944">1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Por, si pasojë e pandemisë kjo festë e ditë e shënuar nuk mund të festohet sic i ka hije. Vitin e kaluar, nentori ynë u shkund nga tërmeti tragjik, e këtë vit e pllakosi një virus i padukshëm e vrastar.
Shtuar më 29/11/2020, ora 08:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori