28 Nentori pritet me festa ne Kosove. Prane flamurit kuq e zi dhe flamuri dardan i Rugoves. Opozita reagon: Askush s’ka te drejt
Albeu.com
Sot ne diten e festes se 28 Nentorit Kosova do te organizoje homazhe ne Varrezat e Deshmoreve. Ne ceremoni do te marrin pjese politikanet kosovare, nderkohe qe grupe dhe delgacione te ndryshme ushtarake do zhvillojne nje perkujtimore ne varrezat e Drenices ku prehet Adem Jashari, ndersa priten te mbahen edhe disa aktivitete kryesisht kulturore ne te gjithe Kosoven.Sic ben te ditur korrepondentja Mimoza Komprani nga Prishtina ne kete dite te vecante per te gjithe shqiptaret eshte shenuar edhe incidenti i pare ne Prishtine, ku mes flamurit kombetare kuq e zi eshte vene edhe flamuri i Dardanise, i partise se presidentit Ibrahim Rugova. Presidenti eshte shprehur me pare se deshiron qe ta beje kete flamur, simbol kombetar te Kosoves, gje qe ka sjelle edhe reagimin e opozites. Keta te fundit kane thene se askush nuk ka te drejte te ndryshoj simbolet kombetare te Kosoves pa marre miratimin e kuvendit dhe te popullit kosovar. Gjithashtu sot eshte paralajmeruar edhe nje proteste paqesore e ndermarre nga shoqata ushtarake kosovare per nder te ushtarakeve qe po gjykohen nga Gjykata e Hages per krime lufte.


(/Balkanweb)
Shtuar më 28/11/2005, ora 15:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori