E FUNDIT/ Makina përplas tre fëmijë që po shkonin në shkollë
27-vjetori i PS-së, Tahiri përmend momentet e vështira dhe i uron të gjithë

Partia Socialiste feston sot 27 vjetorin e themelimit të saj.

Për këtë kanë reaguar fytyra të ndryshme të politikës shqiptare si Berisha apo Ilir Meta.

Ama më shumë përshtypje ka bërë reagimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimit Tahiri i cili në një postim në Facebook ka treguar se tashmë ka shumë vite që rritet brenda Partisë Socialiste dhe se mbështetjen e tyre e ndjen edhe më shumë sot pas vështirësive që kaluan.

Postimi i plotë:

Nga 27 vjet, kam jetuar pak me shume se gjysmen e tyre mes shume burrash e grash, te rinj e te reja ne PS.

Disa nuk jetojne me, te tjere jeta u ka hapur rruge te reja, shume jane ende e shume bashkohen.

Kam pasur privilegjin te njoh shume, te flas, te debatoj e mbi te gjitha te ndjej mbeshtetjen e shume prej tyre ne cdo moment. Akoma me shume sot.

Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete.

Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot.

Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.

Per te dobtin qe do ze, te varfrin qe do nje shans, te mundurin qe do drejtesi, te pastrehun qe do shtepi, te papunin qe do pune, te aftin qe do merite, te gjithe ne Shqiperine tone, 27 vjet jane mjaftueshem per te kuptuar ku do hedhim kemben e rradhes.
Gezuar! /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2018, ora 18:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori