Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ndodhi në Bulqizë, ku rreth orës 23:30 dyshohet se nga pakujdesia, duke gjuajtur me armë gjahu çifte,
Klodian Kola plagosi shokun e vet, Elidon Basha, 22 vjeç, i cili humbi jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.
Ndërkohë
Klodian Kola nuk e ka pranuar vrasjen dhe është shprehur para grupit hetimor se i riu ka
qëlluar veten, shkruan TCh.
Por ndërkohë policia nuk përjashton edhe deklarimet e natës së kaluar, ku autori ka thënë se mund ta kam
qëlluar, version ky me hije dyshimi duke marrë në konsideratë edhe gjendjen e tij të stresuar.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 14:27