27 vite parti, Rama merr urimin e papritur nga "kritiku" më i madh
Pëlqej
Pavarësisht se marrëdhëniet mes tij dhe kryeministrit Edi Rama nuk duken aspak të mira, Ilir Meta, president i vendit ka uruar PS dhe liderin e saj për përvjetorin e kësaj partie.

Ditën e sotme PS-së feston 27-vjetorin e themelimit dhe sigurisht nuk mund të mungonte urimi i Metës, si një ndër themeluesit e kësaj partie.

"Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Socialiste, kësaj force politike shumë të rëndësishme, kam kënaqësinë t’i uroj lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë", -shkruan Meta.

Pavarësisht se Meta ka qënë një ndër figurat kryesore të kësaj partie, para themelimit të LSI, ai ka zgjedhur t'a urojë vetëm si President. /albeu.com/

Shtuar më 12/06/2018, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori