26 vjeçari shqiptar që vrau babain abuzues: Kam rilindur
Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi.

Një 26-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri i llojit çifte, babain e tij duke e lënë të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në Zakyntho të Greqisë por sipas mediave greke, e vërteta në familjen shqiptare është më e thellë.

Mediat greke shkruajnë se 26-vjeçari shqiptar që vrau me çifte babain e tij, mund të jetë viktimë e abuzimit.

Ama këtë herë vëllai i tij i cili e ka takuar i pari në burg, ka treguar se 26 vjecari i ka thënë se ka rilindur.

“Me mua nuk kishte abuzuar seksualisht, ndryshe nga motra ime me të cilën kishte abuzuar dhe çështja tani po ndiqet nga prokuroria. Çfarëdo që ka thënë Aleksi janë të vërteta. Babai ishte shumë i dhunshëm. Abuzoi me nënën time. Ajo nuk donte të dilte nga shtëpia. Ai ishte barbar. Por ne nuk mund të flisnim. Na kishte kërcënuar se do të na vriste. Dhuna që ushtronte ndaj nesh ishte një fenomen i përditshëm“, shtoi me tej duke iu pergjigjur interesit te mediave greke ai, e keshtu ka konfirmuar edhe ato që ka deklaruar 26-vjeçari shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2018, ora 21:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori