26 grabitje banesash për 2 muaj, arrestohen 10 shqiptarë në Itali
Policia italiane ka vënë në pranga 10 shtetas shqiptarë të cilët akuzohen se kanë kryer një valë grabitjesh në Piemonto, Lambadoa dhe Emilia Romagna.

Mësohet se shqiptarët e arrestuar mund të jenë autorët e 26 vjedhjeve në banesa nga mesi i dhjetorit 2016 e deri në janar 2017.

Të dyshuarit, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije, sipas mediave italiane vepronin në dy grupendara dhe pas bastisjeve në Milano, ato i transferonin të ardhurat e vjedhur dhe sendet e tjera në vende të ndryshme, duke përdorur makina të fuqishme.

Të arrestuarit dyshohet se do të kryenin krime të ngjashme në provincën Novara dhe në krahina të tjera të Italisë veriore./albeu.com/


Shtuar më 08/02/2017, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori