250 mijë euro drogë në makinë, detaji që tradhtoi shqiptarët
Pëlqej
Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga pasi akuzohet se trafikonin lëndë narkotike.

Ata u arrestuan nga Carabinierët e Villalvernia për trafikim të lëndëve narkotike dhe mësohet se janë të moshës 34 dhe 38 vjeç.

Oltion Mani dhe Vladimir Prroj, ranë në sy pasi po lëviznin në një orë shumë të vonë, që gjë ka ngjallur dyshime në policinë vendase.

Gjatë vëzhgimit me imtësi, Carabinieri vërejti një paketë të hedhur tek një bimë pranë mjetit të ndaluar duke zbuluar kështu se brenda saj ishte fshehur 900 gram kokainë e ngrirë.

Kërkimi nga efektivët edhe në dy shtëpitë e shqiptarëve coi në zbulimin e një vendi të posatshëm për përgatitjen dhe paketimine dozave të drogës.

Shitja me pakicë e substancës së konfiskuar do të kishte bërë mbi 250 mijë euro. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori