250 mijë euro dhe 16 milion lekë në shtëpi, mjeku justifikohet: Punoj në privat dhe në shtet
Mjeku Edvin Prifti, për të cilin u kërkua sot arrest me burg ka folur lidhur me akuzat.

Nga aksioni i SPAK këtij të fundit iu gjetën 250 mijë euro dhe 160 mln lekë në shtëpi dhe zyrë, mjeku shprehet se nuk ka fshehur asgjë.

Ai thotë se ka pasur të ardhura shumë të mira nga puna në Itali, po ashtu shprehet se në Shqipëri punonte edhe në shtet edhe në privat.

“Kam mbaruar me medalje ari në Itali. Ngrita besimin, duke drejtuar kardio-kirurgjinë. Kam pasur të ardhura shumë të mira në Itali. S’kam fshehur asnjë gjë, punoj në spital privat dhe në shtet”,- tha ai.

Shtuar më 13/02/2021, ora 12:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori