Merr flakë ashensori i një pallati në Gjirokastër

Në qytetin e Gjirokastrës ashensori i një pallati është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 të ditës së sotme ne një pallat në lagjen “Kodra e Shtufit” kur në ashensorin e bllokuar në katin e parë janë shfaqur flakët.

Në momentin e zjarrit brenda ashensorit nuk ndodhej njeri. Zjarri dhe tymi kanë shkaktuar frikë dhe panik tek banorët e pallatit ndërsa është dashur ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.

Ashensori nuk përdorej prej disa muajsh nga banorët ndërsa dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në brendësi të ashensorit të pallatit.


Shtuar 7.09.2023 19:04