25 vjet nga masakra e Peshkëpisë, kur terroristët grekë sulmuan repartin ushtarak shqiptar
Sot është përkujtuar 25 vjetori i masakrës së Peshkëpisë, ku një grup terrorist nga Greqia hyri në territorin shqiptar, në zonën e Peshkëpisë duke marrë peng postën ushtarake në këtë fshat.

Gjatë këtij aksioni të terroristëve të MAVI-it, u mor peng reparti si edhe u vranë oficeri Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.

Ka dyshime të forta se ata kishin informacion të mirëfilltë për faktin se ushtarët patrullonin pa municion në armë.

Mes terroristëve që sulmuan këtë repart janë Fredi Beleri si edhe
Harallamb Papa, dy personazhe që kanë kryer akte të tjera kundër shtetit shqiptar, më i fundit gjatë varrimit të terroristit Kosta Katsifa, por që nuk janë arrestuar kurrë për veprat e tyre.

Anëtarët e grupit terrorist

-Jorgo Anastasulis, 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke me gradën toger.

-Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjës i policisë greke.

-Mario Kutulla, 25 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, punëtor.

-Fredi Bejleri, 23 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, me profesion hidraulik.

-Jorgo Kristo, 26 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë.

-Harallamb Papa, 21 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Athinë, punëtor ngarkim – shkarkimi.

-Jorgo Papa, 30 vjeç me profesion teknik frigoriferësh, vëllai i Harallamb Papas.
Shtuar më 10/04/2019, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori