25 vjeçarja kapet me pasaportë fallco në Rinas, përfundon në pranga
Një vajzë e re vetëm 25 vjec është arrestuar në aeroportin e Rinasit pasi është kapur me një pasaportë e një kartë shëndeti italiane, të falsifikuara.

Burimet nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas, thanë se më datë 24.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.H, vjeç 25, banuese në Burrel, pasi dyshohet se në dalje te aeroporti Rinas, iu gjetën një pasaportë e një kartë shëndeti italiane, të falsifikuara.

Ajo akuzohet për veprat penale parashikuar nga nenet 186 e 189 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2017, ora 22:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori