25 vjeçari vdiq duke korrur barin, drejtori i OSHEE manipulon provat e vdekjes
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin sot pasi një djalë 25 vjeç ka gjetur vdekjen.

Ilir Sharka ishte duke punuar me korrëse bari në kopshtin e një kompleksi.

Sipas atyre që qarkullojnë në media Ilir Sharka humbi jetën teksa po korrte barin pasi ra në kontakt me telat që furnizonin me energji ilegalisht kompleksin.

Për këtë rast ka publikuar edhe Kryeministri Sali Berisha një denoncim të qytetarëve që thekson se OSHEE-ja po përpiqet të manipulojë vdekjen e të riut.


STATUSI I SALI BERISHËS

Vrasesit e pushtetit!

Viktima Ilir Sharka 25 vjeç ne Peqin, per te cilin shpreh ngushellimet me te thella familjes, ka vdekur nga korenti ne kopshtin e drejtorit te OSHEE!

Lexoni denoncimin e qytetareve dixhital. sb

“Z.Berisha Sot ne qytetin e Peqinit vdiq nga korenti duke pastruar barin nje i ri 25-vjecar Ilir Sharka (qe me kete pune nxirrte buken e dites dhe mbante familjen) ne ambjentet e Hotel Restorant Maci. Drejtori i OSHEE-se Qarku Elbasan njekohesisht dhe pronari i kompleksit ku ndodhi vdekja BUKUROSH MACI.1-Per te mbuluar vjedhjen e energjise elektrike nen toke qe vidhet nga ana e kompleksit.2-Per te fshehur krimin flagrant po manipulon provat shkaqet e vdekjes te riut ne bashkepunim me Ekspertizen-Mjekoligjore te rrethit Elbasan si dhe me policine e qytetit te Peqinit bashkepunim me Drejtorine e Policise Elbasan NE VDEKJE NGA KORENTI NE INFARKT. Qyteti i Peqinit eshte i irrituar nga ky akt kriminal nga kjo maskarade e pashoq e patreguar ndonjehere”

“Doktor Pershendetje

Bie ne kontakt me rrymen elektrike ne Restorant Maci ne Peqin punetori teksa korrte barin. Restoranti i perket Drejtorit te Qarkut te Oshee Elbasan, Bukurosh Maci. Ky eshte drejtori i cili ben ligjin teksa vjedh energjine per restorantin e tij, por gjithashtu po mbulon vdekjen e nje njeriu te pafajshem.

Anonim” /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2018, ora 23:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori