Dasma kthehet në tragjedi, dhëndri ndërron jetë 10 minuta pas celebrimit

Vdekja i ndau shumë shpejt. Nusja Johnnie Mae Davis u bë grua dhe e ve “brenda 10 minutash” kur dhëndri, Toraze Davis, vdiq papritur nga një mpiksje gjaku fatale, vetëm pak çaste pas dasmës së tyre të 19 qershorit.

“Zemra e tij ndaloi  në orën 16:35. Vetëm një orë pasi kishte filluar ceremonia,” thane zyrtaret lokale, duke shtuar se vdekja e parakohshme e Toraze ndodhi, “në një sekondë. Ndodhi brenda pak sekondash.”

Toraze Davis ishte 48 vjeç. Fëmijët e tij, prindërit, familja dhe miqtë e tyre ishin të pranishëm në ngjarjen e lumtur të kthyer në pikëllim.

Çifti, nga Omaha, Nebraska, thuhet se zgjodhi të lidhte kurorë më 19 qershor, në festimin e ditëlindjes së gjyshes së Johnnie Mae.

Miqtë thanë se çifti kishte pritur me padurim të argëtohej në ditën e tyre të madhe pasi së fundmi kishin pasur dy humbje radhazi, duke përfshirë vdekjen e babait të Johnnie Mae.