2.5 ton kanabis, për çfarë akuzohet ish-polici i kapur sot
Policia arrestoi gjatë orëve të para të ditës së sotme Relando Avdulajn, i cili më parë ka qenë drejtues policie në Vlorë. Avdulaj kërkohej prej vitesh me akuzën e kultivimit të kanabisit dhe "Grupit të strukturuar kriminal".

Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, masë kjo e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Për të informacionet e Policisë kanë qenë shumë të rezervuara, është dënuar rreth tre vjet më parë dhe pikërisht në datë 1 tetor të vitit 2016, ndërsa prej marrjes së masës së sigurisë kishte mundur t’i shpëtonte Policisë dhe të fshihej, ndërsa vetëm në orët e para të ditës së diel është bërë i mundur arrestimi tij.

Mësohet se 38-vjeçari ndodhej në Vlorë në momentin kur blutë kanë siguruar informacionet e nevojshme për vendndodhjen e tij, duke ndërhyrë dhe më pas arrestuar këtë të fundit.

Nga këta të fundit mësohet se i riu ka qenë nën vëzhgim nga blutë e Vlorës deri në ndërhyrjen për arrestimin e tij. Policia e Vlorës nuk ka dhënë detaje të tjera rreth 38- vjeçarit, madje as emrin, por vetëm inicialet, ndërsa mësohet se fillimisht materialet në ngarkim të 38-vjçcarit i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Nga burime të policisë mësohet se më pas çështja do t’i kalojë sërish Gjykatës së Krimeve të Rënda, aty ku edhe tre vjet më parë 38- vjeçari nga Vlora ka marrë masën e sigurisë “Arrest në burg”, me akuzën për kultivim të bimëve narkotike dhe strukturimit të grupit kriminal.

Ai akuzohet se ka qene pjese e grupit te Taulant Haxhirajt, i cili u evidentua në tetor të vitit 2016, në një operacion ku u gjetën në total rreth 2.5 tonë kanabis.

Shtuar më 18/03/2019, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori