"25 mijë euro ose të vrasim djalin", gjykata lë në burg dy gjobvënësit nga Lezha
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë burg pa afat për dy të rinj nga Lezha, të cilët pak ditë më parë gjobitën me 25 mijë euro një biznesmen të zonën duke e kërcënuar me vrasjen e djalit.

Mark Ccupi dhe Dodë Gjoka menduan se ia hodhën kur biznesmeni dorëzoi lekët në vendin e paracaktuar prej tyre duke mos menduar se çdo gjë ishte nën vëzhgimin e policisë, e cila bëri edhe arrestimin e tyre vetëm pak metra më larg vendit ku u kë dorëzimi.

Ngjarja

Nëpërmjet një mesazhi në telefon, ata kërcënuan një biznesmen ngë një fshat i Lezhës duke i kërkuar 25 mijë euro, përndryshe do t'i vrisnin djalin.

Me të marrë kërcënimin, biznesmeni ka njoftuar policinë, të cilët i kërkuan që të vazhdonte kontaktin me kërcënuesit duke lënë edhe një vend ku do të dorëzohej shuma e parave, shkruan Albeu.com.

Takimi u la në fshatin Malecaj të Lezhës dhe sipas udhëzimeve të autorëve, biznesmeni duhej ta linte qesen me lekët ne një urë.

Biznesmeni i gjobitur ka vepruar sipas kërkesës së tyre, ndërkohë ata e vëzhgonin me dylbi nga largë.

Pasi la lekët dhe u largua, gjobvënësit u afruan në vendin ku ishin paratë duke mos menduar se ishin nën vëzhgimin e policisë.

Në tentativë për t'u larguar pas marrjes së parave, ata janë arrestuar nga policia./Albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 14:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori