24-vjet nga rrëmbimi i Remzi Hoxhës nga SHIK-u i Berishës, i biri: I vetmi dëshmitar, vdiq
Ardian Hoxha, i biri i biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha i cili është zhdukur para 24 vitesh në Shqipëri nga SHIK-u i Sali Berishës, ka zbuluar sot një emër sqë sipas tij, kishte dijeni se çfarë ndodhi me babain e tij por sot nuk është më gjallë për të dëshmuar.

Ai kritikon Qeverinë e Ramës, se nuk e ka ndihmuar për të zbardhur zhdukjen e të atit.

“Mandati i dytë i qeverisë Rama, dhe asnjë nga këta persona që ishin marrë me cështjen e babait tim nuk e kanë ngritur zërin.

Kemi bërë tentativa për të takuar edhe kryeministrin Rama, vetë e kam takuar dy herë.

Saimir Tahirit ja kam nënvizuar që Budion Meçeja ka qenë i implikuar, në email shihet edhe përgjigja e tij, se do ja kalonte policisë, por që nuk është bërë asgjë.

Tashmë kam informacionin se Meçeja nuk është i gjallë më. Kemi humbur një rast për të zbardhur drejtësinë.

Kjo është shumë zhgënjyese për ne familjarët, pasi kishim shpresa të mëdha se do na ndihmonte të gjenim eshtrat.

Kjo tregon se edhe kjo qeveri nuk ka qenë e interesuar të zbardhë rastin e babit tonë.

Babi im, si shumë njerëz të tjerë, jetën e ka humbur për kombin shqiptar.

Është shumë zhgënjyese për ne dhe shumë familje të tjera”, tha djali i Remzi Hoxhës.

Historia e këtij të fundit është një nga më të tmerrshmet e SHIK-ut të Berishës, dhe pavarësisht se dihet çfarë ndodhi, askush nuk është ndëshkuar.
Shtuar më 21/10/2019, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori