24 vjeçarja nga Lezha kërkon urdhër mbrojtje nga vëllai
Pëlqej
Një vajzë 24 vjecare nga Lezha ka denoncuar vëllain e saj për dhunë psikologjike ndaj saj.

Policia ka nisur hetimet për dhunë në familje dhe është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme ndaj 24-vjeçares.

“Sot u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen N.D, vjeç 24, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se vëllai B.D, vjeç 28, banues në Lezhë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”- thuhet në njoftimin e policisë.
Shtuar më 06/11/2017, ora 20:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori