24 vjeçari shqiptar futet në banesën e të moshurës dhe e grabit: Jam i etur!
Një i ri shqiptar ka mundur të hyjë në banesën e një të moshuareje greke dhe ta grabisë atë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e vendit fqinj, i riu 24 vjeçar, hyri në banesën e 86 vjeçares në Edessa duke i grabitur bizhuteri me vlerën e 700 eurove.

Autori i krimit u arrestua, ndërsa bizhuteritë e vjedhura u gjetën dhe iu dorëzuan pronares.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u konstatua se shqiptari po qëndronte ilegalisht në Greqi.
Shtuar më 12/11/2019, ora 22:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori