24 vite Parlament, vetëm një deputet i dënuar

Pëlqej
Prokuroria lajmeroi dje në nje konference shtypi nisjen e hetimeve per tre deputete. Për analistin politik Afrim Krasniqi
prokuroria nuk zhgenjeu ne traditen e saj, pasi perzgjodhi raste qe nuk kane te bejne me marredheniet me qytetaret dhe interesin publik, - por me marredheniet e dhunshme ne Parlament dhe padite policore ndaj deputeteve. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Krasniqi bën një analizë 24- vjeçare të parlamentit shqiptar?

"Cilet u gjykuan dhe u denuan? A jane politikanet qytetare te thjeshte dhe a vlen tek politikanet parimi kushtetues "secili i barabarte perpara ligjit". Le te flasin vete te dhenat: tabela e marre nga Instituti i Studimeve Politike (www.ishsp.net) deshmon te gjithe praktiken e kerkesave per heqjen e imunitetit parlamentar dhe pasojat qe paten ato. Cili u denua? Vetem ai qe qelloi me arme kunder kolegut, - ndonje tjeter, edhe kur u denua pas ca kohesh mori pafajesi! Per shumicen dosja u mbyll, - ca per shkak te afateve, ca per shkak te mungeses se provave, ca per shkaqe te tjera....rendesi ka qe u mbyll dhe ata jane e mbeten zyrtarisht te pafajshem! Imagjinoni cfare ndodh me qytetaret e thjeshte, - ata qe nuk kane imunitet politik dhe nuk bejne pjese ne lobet politike vendimmarrese! Imagjinoni cfare i ben prokuroria dhe gjykata nje qytetari, i cili mund te kundershtoje policine ose mund te akuzohet per nje veper penale sado modeste! Imagjinoni kalvarin e gjyqeve dhe rikujtoni ne menyre simbolike rastin e Shkodres, kur nje person u mbajt padashje ne burg kater vjet me shume sesa afati zyrtar i denimit, per shkak se ia llogariten vitet gabim!" shkruan Krasniqi i cili publikon edhe një tabelë e cila sipas tij ilustron shume: sesi peshqit e medhenj kontrollojne gjithcka, dhe sesi disa emra politikanesh te ndershem zgjidhen nga te tjeret qe te jene viktime e lojrave/pazareve politike te radhes.

Ne tej ai shprehet se kjo praktike duhet te marre fund sa me pare. /albeu.com/



Shtuar më 24/09/2014, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori