2.4 vite burg prokurorit Haxhi Giu
2 vite e 4 muaj burg është masa e caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për prokurorin Haxhi Giu, i cili disa javë më parë u vu në pranga për "korrupsion".

Vendimi në fjalë është dhënë pas përfundimit të gjykimit, nën akuzën e “korrupsionit pasiv”.

Prokurori i Krujës, Haxhi Giu, u vu në pranga nga policia pasi akuzohej se kishte marrë një shumë parash për të ndryshuar akuzën një të arrestuari. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2016, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori