23 vjeçarja rrezikon të mbytet bashkë me të fejuarin dhe vëllanë në plazhin e Velipojës
Si pasojë e motit të keq, vrojtuesit e plazheve kanë pasur një ditë të vështirë pune.

Kështu, në plazhin e Velipojës, vrojtuesit i është dashur të përshkruaj mbi 200 m me vrap dhe më pas të luftonte me dallgët për t’iu bashkuar dy kolegëve të tij, që po përpiqeshin të shpetonin nga mbytja një pushuese 23 vjeçare me inicialet A. J. nga Gjakova.

Të kapur nga paniku, për te shpëtuar familjaren e tyre, i vellai dhe i fejuari i te rrezikuares, kane hyre për ta ndihmuar, por janë gjendur në vështirësi dhe me pas kanë rrezikuar të mbyten.

Vrojtuesit Ardit Taflaj, Eglant Rexha dhe Elfat Hasani ia kane dale t’i nxjerrin të tre të rrezikuarit në breg, ku i kanë dhënë ndihmën e parë derisa ishin jashtë rrezikut për jetën. Të tre të rrezikuarit fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë.

Shtuar më 05/08/2020, ora 20:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori