23 shqiptarë në pranga dhe 2 ton drogë, detaje nga operacioni "Shefi"
Pëlqej
Prokruroia e Barit ka zbardhur detaje nga operacioni antidrogë i koduar "Shefi".

Burime zyrtare bëjnë me dije se operacioni është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Policia Italiane në bashëkpunim me Policinë shqiptare e nën koordinimin e Drejtorisë së përgjithshme të Antimafias Italiane.

Operacioni Shefi ka çuar në arrestimin e 43 personave, 21 shqiptarë, 20 italianë e 2 shtetas rumunë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Arrestimet janë kryer në Shqipëri (1 urdhër arrestimi ndërkombëtar) e në provincat e Barit, Salernos, Teramos, Brindizit, Potenza e Bologna.

Përgjatë dy viteve hetimi të këtij operacioni janë sekuestruar 2300 kg lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e heroinë./albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori