23 persona kanë humbur jetën në
Norvegji pasi janë injektuar me vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë amerikane
Pfizer. 13 prej viktimave ishin të moshuar në azile pleqsh.
Zyrtarët shëndetësorë dyshojnë se ishin efektet anësore të
vaksinës, si ethet dhe të vjellat që mund të kenë kontribuuar në fatalitetin e disa të nmoshuarve, shkruan The New York Post.
“Ne nuk jemi të alarmuar nga kjo, është mjaft e qartë se këto vaksina kanë shumë pak rrezik, me një përjashtim të vogël për pacientët më të dobët”, tha drejtori mjekësor Steinar Madsen.
Më shumë se 30 mijë njerëz në
Norvegji kanë marrë dozën e parë të
vaksinës nga
Pfizer dhe Moderna që nga fundi i muajit të kaluar.
Efekte anësore serioze si alergji,
shqetësime të forta dhe ethe patën edhe 9 persona të tjerë, ndërsa 7 persona kishin
shqetësime më të lehta.
Një përfaqësues i
Pfizer tha se gjigandi farmaceutik është “i vetëdijshëm për vdekjet e raportuara” pas administrimit të
vaksinës në
Norvegji dhe po punon me Agjencinë Norvegjeze të Barnave “për të mbledhur të gjitha informacionet përkatëse”.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 22:32