23 kg kanabis drejt Turqisë, ja emrat e dy të arrestuarëve (VIDEO)
Një tjetër sasi droge është arritur që të sekuestrohet gjatë mesditës, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona.

Besim Zenuni dhe Ermira Elezi po transportonin 23 kg kanabis drejt Turqisë, raporton Portali "Albeu".

Mjeti tip "Peugeot" në të cilën ndodhej droga e ndarë në 34 pako, është në pronësi të Zenunit.

Njoftimi i policisë
Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Narkotikët goditen një tjetër rast te trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

- Besim Zenuni, 55 vjeç
- Ermira Elezi, 25 vjeçe, të dy banues në Tiranë.
Shtetasit janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me automjetin tip “Peugeot” me targë AA433OE, në pronësi të Besim Zenunit.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare, automjeti me të cilin ata udhëtonin është përzgjedhur në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm. Gjatë kryerjes të këtyre procedurave, në kabinën e mjetit, (sediljet e pasme dhe të përparme), brenda gomës rezervë si edhe në pjesën e shasisë, u konstatuan të fshehura e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 34 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 23 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

Nga marrja e deklaratave të tyre, mësohet se dy shtetasit e lartpërmendur, kishin si destinacion shtetin turk. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 283/a/2, i Kodit Penal./albeu.com/
Shtuar më 02/12/2016, ora 11:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori