225km/h, rekord shpejtësie në autostradën Tiranë-Durrës
Policia Rrugore njofton se gjatë kontrolleve të ushtruara mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës është konstatuar një drejtues mjeti i cili udhëtonte me 225km/h.

Përgjatë natës një 28-vjeçar u kap nga policia, pasi ecte me shpejtësi tej normave të lejuara në autostradën Tiranë-Durrës.

Drejtuesi i mjetit, nga Peza e Tiranës ecte me shpejtësi prej 225 km/h. Ndër të tjera policia u drejton një mesazh të gjithë shoferëve, ndërsa u bën atyre thirrje që mos të shpejtojnë për të dërguar vetëm patentat në shtëpi.

“Ne rrugen interurbane Tirane-Durres me Policine Rrugore te Tiranes kontroll me Radar per parandalimin e aksidenteve rrugore.
225 km/h.

Shpejtesi e frikshme nga 28 vjecari nga Preza e Tiranes, te drejtosh mjetin me shpejtesi marramendese e con veten me e pakta.

Kjo shpejtesi eshte vrasese, papergjegjshmeri ndaj jetes, rrezik potencial edhe per jeten e perdorueseve te rruges.

Policia Rrugore e Tiranes nuk ka qellim gjobat por ka prioritet sigurine e jetes se perdoruesve te rruges.

Publikimi i rasteve me shpejtesi apo me alkool ka vetem nje dhe vetem nje qellim, sensibilizimin e drejtueseve te automjeteve per te zbatuar rregullat e qarkullimit me qellimin e vetem parandalimin e aksidenteve.

Policia Rrugore eshte ne detyre me Radar e Drager e gjithe mjetet speciale qe ajo ka ne dispozicion per te bere te mundur rritjen e parametrave te sigurise rrugore.

Drejtues mjetesh: Mos shpejtoni te dergoni patenten ne shtepi por ecni brenda limiteve qe te shkoni me patenten ne shtepi se familja ju pret.", thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2018, ora 08:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori