Themelimi i PD-së së Beratit, Berisha: 22 vite histori suksesi
Kryeministri Berisha Mroi pjesë sot në 22-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Berat. Në fjalën e tij kreu i qeverisë ka vlerësuar rolin e partisë Demokratike gjatë 20 viteve të fundit.


"Trashgëmia jonë këto 20 vite është një trashëgimi integrimi dhe zhvillimi. Forca që ne ngritën 20 vite më parë do të shndërrohej në një lokomtotive për transformimin e vendit. Sot shqiptarët lëvizin të lirë. Qevera ka plotësuar të gjitha kushtet që Shqipëria të marrë stastusin e vendit kandidat." u shpreh Berisha.


Kryeministri nuk la pa akuzuar kreun e Partisë Socialiste Edi Rama si shkaktar për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian ndërsa ka nënvizuar se forca e tij do të shembe murin e bllokimit në 23 qershor.

"Nga Berati do ti them Edi Ramës se nuk do të mund të bllokojë rrugen e shqiptarëve drejtë Europës. Muri që ti ke ngritur do të shembet ne 23 qershor." vijoi Berisha. Në këtë aktivitet u anëtarësuan edhe 300 të rinj./albeu.com/
Shtuar më 19/01/2013, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori