22 vjetori i grevës, Berisha: Rrëzuan regjimin hoxhist
Në 22-vjetorin e Grevës së Përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, kryeministri Sali Berisha falenderoi gjithe pjesemarresit dhe organizuesit e asaj greve. Duke folur në ceremoninë e organizuar për këtë ditë, kreu ui qeverisë u shpreh se kjo grevë u organizua për një të drejte themelore, lirine dhe ecjen drejt Evropes.


“Forca tjetër në krye të të cilëve janë bijë e atyre që përmbysët me grevë urie ne 91, jo vetëm nuk firmosin dot asnjë akt, por iu kundërvunë në mënyrën më të egër cdo përpjekje të shqiptarëve për integrim. Në pranverë të 2006, kur nuk firmosën MSA me BE, Rama urdhëroi deputetet më bori në parlament, për tu thënë evropianeve se ky vend nuk ka parlament. Përulem me nderim para udhëheqësve tuaj që bënë historinë me guximin dhe vullnetin e tyre. Shënuan një kthesë të madhe në zhvillimet në vend. U bindën se regjimi mizor po grabiste ëndrrën demokratike të shqiptarëve dhe pas një beteje sindikata gjunjëzoi regjimin hoxhist që përfaqësohej nga Ramiz Alia”- tha Berisha. /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2013, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori