22-vjeçari shqiptar ndërron jetë në rrugët e Italisë
Pëlqej
Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Itali në një aksident rrugor. Shqiptari, vetëm 22-vjeç ka pësuar një aksident ku makina e tij është shkatërruar plotësisht.

Makina e tij, Volkwagen Lupo, u rrokullis disa herë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, deri sa ndaloi e shkatërruar.

U deshën disa orë për të nxjerrë trupin e pajetë të 22-vjeçarit i cili qëndronte në shtëpinë e tezes së tij, në Forlimpopoli.

Në makinën e shqiptarit ishin 4 të rinj, ndërkohë vetëm shqiptari shoferi i makinës ka ndërruar jetë, të tjerët po kurohen në spital.

22-vjeçari">22-vjeçari ka rrëshqitur në kthesë teksa shkonte në drejtim të Cesenës, deri sa është përplasur me murin mbrojtës nga e majta, për të kaluar sërish nga djathta. /albeu.com/




Shtuar më 09/05/2018, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori